Sport

“Mos u dorëzo kurrë Marcel!”… Borussia i kanë bërë një mesazh mbështetës një tifozi të saj, që po lufton ashpër me kancerin

Marceli është një tifoz i Borussia-s, i cili po lufton një betejë të ashpër për jetën…

8 Tetor 2023, 10:22 Nga DOSJA

“Mos u dorëzo kurrë Marcel!”… Borussia i kanë

GJERMANI - Tifozët e futbollit e dinë shumë mirë që tifozët e Borussia Dortmundit  njihen në botë si autorë të koreografive më të mira dhe klubi bën gjithçka për të qenë me ta dhe për t'i “konkurruar” në çdo mënyrë.

Ditën e djeshme lojtarët e Borussias luajtën kundër Union Berlin dhe para ndeshjes u pa një skenë që do t'ju thyejë zemrën. Lojtarët e Dortmundit dolën në fushë me një pankartë verdhezi, ku shkruhej “Mos u dorëzo kurrë Marcel”, duke i dërguar kështu një mesazh mbështetjeje një tifozi besnik të tyre.

Marceli është një tifoz i Borussia-s, i cili po lufton një betejë të ashpër për jetën. Ai ka bërë tre operacione për një tumor në tru dhe këtë javë u diagnostikua edhe me një sëmundje të pashërueshme dhe shumë pak kohë për të jetuar.

Tani klubi i tij i dashur i ka dërguar atij mbështetjen e tij, si dhe një stadium të plotë për ndeshjen ndaj Union Berlin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll