Aktualitet

"Tempulli"/ Ishte në kerkim për trafikim droge, arrestohet 20-vjeçari në Vlorë (EMRI)

Gjykata e Vlorës i kishte caktuar të riut masën "arrest me burg".

8 Tetor 2023, 10:33 Nga r.ll
"Tempulli"/ Ishte në kerkim për trafikim droge, arrestohet
foto ilustruese

VLORË- Një 20-vjeçar është vënë në pranga pasi ishte i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike. I arrestuar në kuadër të operacionit "Tempulli" është Shkëlzen Zykaj, banues në Selenicë.

Gjykata e Vlorës i kishte caktuar të riut masën "arrest me burg". Policia po punon për kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit kundër lëndëve narkotike.

NJOFTIMI I POLICISË:

Vihet në pranga një 20-vjeçar i shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Si rezultat i veprimeve intensive hetimore dhe procedurale, të kryera në vijim të megaoperacionit policor mbarëkombëtar të koduar “Tempulli”, specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve të Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë, të mbështetur nga informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, për vendndodhjen e një shtetasi të shpallur në kërkim në kuadër të këtij megaoperacioni, kapën dhe ndaluan shtetasin Shkëlzen Zykaj, 20 vjeç, banues në Selenicë.

20-vjeçari ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Vijon puna për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të shpallur në kërkim në kuadër të megaoperacionit “Tempulli”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë, për veprime të mëtejshme.

shkelzen zykaj

Sondazh

Poll