Aktualitet

VIDEO/ Momenti kur palestinezët rrëmbejnë gratë izraelite, e fusin në makinë dhe largohen me shpejtësi

Disa mendohet se mbahen në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, derisa të tjerët janë çuar në Gaza.

7 Tetor 2023, 20:33 Nga I.A
VIDEO/ Momenti kur palestinezët rrëmbejnë gratë izraelite, e
rrembimi

GAZA- Militantët palestinezë kanë kapur peng dhjetëra izraelitë, ushtarakë dhe civilë, në një zhvillim të paprecedentë. Disa mendohet se mbahen në disa nga qytetet e vogla pranë Rripit të Gazës, derisa të tjerët janë çuar në Gaza.

Një video e cila po bën xhiron në internet, tregon momentin që besohet të jetë një grua izraelite që merret peng nga militantët derisa e fusin në makinë.

Militantët e Gazës kanë sulmuar me raketa Izraelin mëngjesin e së shtunës. Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë shpallur gjendje gatishmërie për luftë në përgjigje të sulmit të befasishëm nga Gaza. Ushtria izraelite ka nisur të kryejë sulme hakmarrëse ajrore në Rripin e Gazës dhe ka paralajmëruar se Hamasi do të paguajë një çmim shumë të rëndë.

konflikti izrael-palestine

Sondazh

Poll