Aktualitet

Kompania turke hoqi nga puna punëtoret e nuk i pagoi, Prokuroria Fier: Vijojnë hetimet

Sot Prokuroria e Fierit në një sqarim për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit “Ozgun Albania” shpk deklaron se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.

8 Tetor 2023, 08:50 Nga A.B
Kompania turke hoqi nga puna punëtoret e nuk i pagoi, Prokuroria Fier:
prokuroria fier

FIER70 gra e vajza, punëtore të fabrikës “Ozgun Kan Albania” protestuan ditën e djeshme para Prokurorisë Fier, për dhënien fund zvarritjes së shqyrtimit të kallëzimit penal ndaj kësaj kompanie, e cila në mënyre abuzive nuk ka paguar pagat për një periudhë prej dy muaj e 10 ditësh.

Ato pohuan se kallëzimi ka më shumë se dy muaj që “fle” në zyrat e prokurorisë dhe asgjë nuk është bërë deri më sot për t’i dhënë fund hetimit gjyqësor.

Sot Prokuroria e Fierit në një sqarim për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit “Ozgun Albania” shpk deklaron se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.

'Sqarim nga Prokuroria Fier mbi hetimet për kallëzimin penal të një grupi punonjësish ndaj subjektit O.A. shpk

Nisur nga interesi i lartë dhe ndjeshmëria e çështjes dhe për të sqaruar opinionin publik, Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier bën me dije se më datë 09.08.2023, ka regjistruar procedimin penal nr.957, për veprën penale “Falimentimi i provokuar”, parashikuar nga neni 193, i Kodit Penal.

Ky procedim penal ka filluar mbi bazën e kallëzimit penal të paraqitur nga një grup punonjësish të subjektit “O.A” SH.P.K., me administrator z. E.T, të cilët pretendojnë për shkelje ligjore të kryera nga kjo shoqëri lidhur me mosdhënien e pagave dhe mbylljen e aktivitetit.

Në funksion të hetimeve janë kryer një sërë veprimesh hetimore. Çështja penale është ende në hetim dhe po vijon puna me kryerjen e veprimeve të tjera hetimore me qëllim zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe zbulimin e së vërtetës.'- njofton prokuroria.

prokuroria fier

Sondazh

Poll