Aktualitet

Kundër punësimit me detyrim/ Studentët e mjekësisë dalin në protestë ditën e hënë para Universitetit

Mësohet se bojkotimi i mësimit do të nisë në orën 9:00 dhe të gjithë studentët do të mblidhen te Godina e Kuqe të Fakulteti i Mjekësisë, për të kundërshtuar ligjin e ri të punësimit të detyruar.

7 Tetor 2023, 22:19 Nga I.A
Kundër punësimit me detyrim/ Studentët e mjekësisë
Protesta

TIRANË- Ditën e hënë do të mbahet protesta e radhës e studentëve të mjekësisë. Mësohet se bojkotimi i mësimit do të nisë në orën 9:00 dhe të gjithë studentët do të mblidhen te Godina e Kuqe të Fakulteti i Mjekësisë, për të kundërshtuar ligjin e ri të punësimit të detyruar.

Kundër punësimit me detyrim/ Studentët e mjekësisë
Pankarta

Ky bojkot vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur. Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen./Dosja.al

studentet ne proteste

Sondazh

Poll