Aktualitet

Operacioni ‘Lokaliteti’ në Belsh, lëvizte me armë zjarri pa leje, arrestohet 56-vjeçari (EMRI)

56-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

8 Tetor 2023, 09:49 Nga A.B
Operacioni ‘Lokaliteti’ në Belsh, lëvizte me armë
Arme

BELSH- Barjam Qosja është vënë në pranga nga Policia pasi është kapur me armë zjarri pa leje. 56-vjeçari do të hetohet për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

 

NJOFTIMI I POLICISË:

Belsh/Finalizohet operacioni policor i koduar "Lokaliteti", kundër armëmbajtjes pa leje. Operacioni, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme në këtë fushë, është rezultat i ndjekjes me metoda proaktive të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore.

Mbante armë zjarri pa leje, vihet në pranga 56-vjeçari. Sekuestrohet në cilësinë e provës materiale, arma e zjarrit pistoletë.

Në vijim të punës së pandërprerë të Policisë, me fokus evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të posedimit të kundërligjshëm të armëve të zjarrit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Cërrik dhe ato të Stacionit të Policisë Belsh kanë siguruar informacion se një shtetas mbante armë zjarri. Ky informacion është ndjekur proaktivisht, në bashkëpunim me Prokurorinë e Elbasanit, dhe si rezultat i ndërhyrjes profesionale dhe të koordinuar me shërbimet e Forcës së Posaçme “Shqiponja” të DVP Elbasan, është finalizuar operacioni “Lokaliteti”.

Në kuadër të këtij operacioni, në fshatin Lokalitet, në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të veprimeve procedurale për këtë rast, u arrestua në flagrancë pronari i banesës, shtetasi B. Q., 56 vjeç, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit". Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

bajram qosja belsh

Sondazh

Poll