Bota

Fitorja e shqiptarëve në Tuz/ Cakaj: Historike, të bashkuar i shërbejmë Shqipërisë

4 Mars 2019, 09:16 Nga DOSJA
Fitorja e shqiptarëve në Tuz/ Cakaj: Historike, të bashkuar i

TIRANË- Ministri i deleguar për Evropën dhe Punët e Jashtme Gent Cakaj, ka përshëndetur zgjedhjet në Tuz të Malit të Zi dhe shqiptarët për rezultatin historik. (Lexo këtu)

Në një postim në Twiter, Cakaj shprehet se vetëm bashkimi mund t’i shërbejë interesave të shqiptarëvë.

Postimi i plotë i Gent Cakaj

Tuzi na dha një mësim të vlefshëm se përtej logove, bindjeve politike apo protagonizmit, vetëm të bashkuar mund t’i shërbejmë interesave të shqiptarëve. Urimet më të përzemërta koalicionit “Forumi shqiptar” për rezultatin historik.

Ditën e djeshme, në Tuz u zhvilluan zgjedhjet vendore, mes koalicionit shqiptar që kryeson me rreth 50% të votave, të përfaqësuar Nik Gjeloshaj, të ndjekur nga partia e kryeministrit Milo Gjukanoviç. Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. 

(a.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni gent cakaj malesia na bashkon zgjedhjet ne tuz zgjedhjet vendore gent cakaj malesia na bashkon zgjedhjet ne tuz zgjedhjet vendore

Sondazh

Poll