Bota

Fotoja e Haradinajt që ka ngjallur debat, në bjeshkët e Mavriqit me ish-policin që u shkarkua për dhunë

4 Mars 2019, 06:44 Nga DOSJA
Fotoja e Haradinajt që ka ngjallur debat, në bjeshkët e Mavriqit

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradianj së fundi është fotografuar me ish-shefin e njësisë kundër Krimeve Ekonomike në Policinë e Kosovës, Nazim Sahitin.

Fotograftë janë publikuar në rrjetin social Facebook nga vetë Haradinaj i cili shkruan për to: “Ecje në bjeshkët e Mavriqit dhe vizitë në familjen Zymeri.”.

Kush është Sahiti dhe pse kjo foto ka bërë xhiron në rrjet? 

Sahiti, së bashku me policin Avni Berisha, u bënë të njohur për publikun pas skandalit të rrahjes së ish-shefit të Telekomit të Kosovës, Agron Mustafas në Prishtinë. Pas ngjarjes Sahiti u largua menjëherë  nga detyra dhe në krye të policisë erdhi drejtori i ri, Rashit Qalaj.

Pas incidentit Sahiti u shpreh: “Nuk është e vërteta ç’ka ka thënë Agron Mustafa. Ka qenë një mosmarrëveshje e një kolegut tim që kam qenë me to me Agron Mustafën. Unë isha duke e pritur në veturë. Kam dëgjuar do fjalë mes tyre. Kur kam dalë i kam parë duke u shtyrë njëri me tjetrin. I kam ndarë dhe kjo ka qenë e gjitha.”

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni dhuna ndaj agron mustafes nazim sahitin ramush haradinaj dhuna ndaj agron mustafes nazim sahitin ramush haradinaj

Sondazh

Poll