Bota

Shqiptarët truimfojnë në Tuz, nis festa Kuq e Zi (Video)

3 Mars 2019, 20:44 Nga DOSJA
Shqiptarët truimfojnë në Tuz, nis festa Kuq e Zi (Video)

TUZ, MALI I ZI- Komuna e Tuzit në Mal të Zi, do të drejtohet nga shqiptarët. 

Sipas shtabit të Forumit Shqiptar, deri më tani janë siguruar 17 ulëse, gjë që i bën të jenë fitues pa pasur nevojë për ndonjë koalicion tjetër. Mësohet se shqiptarët mund të sigurojnë edhe ulësen e 18-të nga 32 që ka Asambleja Komunale.

Sipas tyre, deri më tani janë 3547 vota për shqiptarët ndërsa DPS – Partia Demokratike Socialiste ka 1642.

Kaq ka mjaftuar që të nisë festa me këngë dhe flamuj shqiptarë.

Kryesues i koalicionit shqiptar Nik Gjeloshaj garoi përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Ndërkohë kujtojmë se pak pas përfundimit të votimeve në komunën e Tuzit ka nisur edhe numërimi i votave. Gazetari Senad Nikshiqi raporton për ‘News24’ se deri më tani janë numëruar 2 kuti votimi, ndërsa  5 të tjera pritet t’i nënshtrohen këtij procesi.  Sipas rezultatit paraprak koalicioni i shqiptarëve ka fituar 18 mandate nga 32.

Partitë shqiptare Alternativa Shqiptare, Unioni Demokratik dhe Lidhja Demokratike janë bashkuar në një koalicion me ermin “Malësia na bashkon”. Kryesues i koalicionit shqiptar është Nik Gjeloshaj i cili kandidat përballë Mirza Pepiç të partisë së Milo Gjukanoviç.

Të drejtën e votës e kanë 11.904 qytetarë, për të cilët që prej orës 07 të mëngjesit të kësaj të diele u hapën 30 qendra votimi. Zgjedhjet raportohet se janë zhvilluar të qeta dhe pa incidente. Ajo çfarë vërehet është mbërritja në Tuz e shumë emigrantëve shqiptar të larguar nga atje, të cilët sot kane vendosur të hedhin votën e tyre.

 

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni shqiptarët në avantazh tuzi voton zgjedhjet ne tuz shqiptarët në avantazh tuzi voton zgjedhjet ne tuz

Sondazh

Poll