Politike

“Dehari, ylli që e vranë në lulë të rinisë”, Abazi ‘shigjeton’ politikanët shqiptarë: Heshtët, ky është krim

25 Tetor 2019, 15:04 Nga DOSJA
“Dehari, ylli që e vranë në lulë të

TIRANË– Drejtuesi i “Vetëvendosjes” në Shqipëri, Bojken Abazi ka reaguar sërish në lidhje me rastin e mistershëm të vdekjes së ish-aktivistit të së njëjtës lëvizje, Astrit Deahrit. Në një status në rrjetet scoiale, Abazi shkruan se politikanët shqiptarë kanë heshtur për vdekjen e Deharit në burg edhe pse e kanë ditur që ishte një vrasje politike.

Ndër rreshta, drejtuesi i Vetëvendosjes pyet nëse këto politikanë do të flasin pasi doli raporti i institutit të pavarur mjeko-ligjor nga Zvicra, që dëshmoi se Dehari është vrarë dhe jo vetëvrarë.

Abazi e konsideron Deahrin, një yll që e vranë në burg në lule të rinisë, për të cilin politikanët shqiptarë kanë hedhtur.

Shumica e politikanëve në Shqipëri heshtën pas vrasjes së Astrit Deharit, edhe pse e kuptuan menjëherë që kishim të bënim me një vrasje politike. Pas vrasjes në vitin 2016, drejtësi për Astritin kërkoi Parlamenti Evropian, OKB, Internacionalja Socialiste, Ministri i Jashtëm i Anglisë, etj. Por, këta të tanët heshtën gati të gjithë. Mbase u “hutuan” nga regjimi në Kosovë që e shpalli vetëvrasje atë krim makabër politik. Po tani që doli edhe raporti i institutit të pavarur mjeko-ligjor nga Zvicra, a do flasin këta politikanë që e kanë gojën plot për të drejtat e njeriut e për kombin… Për vrasje politike që kanë ndodhur në vende shumë më të largëta, nuk ka mbetur njeri pa folur. Për Astritin, yllin që na e vranë në burg në lule të rinisë, vazhdon heshtja e politikanëve në Shqipëri,”- shkruan Bojken Abazi në statusin e tij.

Një ditë më parë familja e Astrit Deharit, aktivistit të VetëVendosjes, ka marrë përfundimin e raportit nga instituti zviceran që tregonte se ai është vrarë teksa ndodhej në qendrën e paraburgimit në Prizren 3 vite më parë.

Tre vite më parë aktivisti i Lëvizjes VetëVendosja u gjet i pajetë në qelinë e tij të paraburgimit në Prizren. Nga autopsia vendase rezultoi se Dehari u vetëvra, kjo vetëm një muaj pasi që mori lajmin se ai dhe gruaja e tij do bëheshin prindër. Rezultate që nuk u pranuan nga Lëvizja ku edhe ai bënte pjesë. Në çdo mur të qyteteve në Kosovë, madje dhe në Tiranë ata kanë vizatuar protretin e tij dhe krah tij shkruanin “Drejtësi”.

Për shkak të dyshimeve, familja dhe VV kërkoi një ekspertizë nga Qendra Universitare i Mjekësisë Ligjore në Lozanë të Zvicrës.

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike bojken abazi vdekja e astrit deharit bojken abazi vdekja e astrit deharit

Sondazh

Poll