Politike

Kriza politike, Greminger: Lehtësojmë dialogun, por nuk marrin dot vendime

25 Tetor 2019, 11:33 Nga DOSJA
Kriza politike, Greminger: Lehtësojmë dialogun, por nuk marrin dot

TIRANË- Sekretari i Përgjithshëm i OSBE, Thomas Greminger nga një deklaratë e përbashkët me ministrin në Detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, ka treguar se institucioni që ai bën pjesë mund të zgjidh krizën politike.

Gremniger, u shpreh se OSBE mund lehtësojë dialogun mes palëve për të zgjidhur krizën politike, por nuk mund të marrin dot vendime politike.

U kam thënë të gjitha bashkëbiseduesve të mi se çfarë OSBE mund dhe nuk mund të bëjë. Ne mund të sjellim ekspertizë teknike, së dyti tu kujtojmë shteteve anëtare të OSBE angazhimet që kanë shtetet pjesëmarrëse dhe së treti të lehtësojmë dialogun. Këtë mund të bëjmë. Ajo që nuk mund të bëjmë është të marrim vendime politike. Shpresojmë që rekomandimet e ODIHR po merren seriozisht”, u shpreh ai.

Më herët Greminger zhvilloi një takim me Lulzim Bashën, ku mësohet se diskturmi është fokusuar tek zgjidhja e krizës politike me anë të Reformës Zgjedhore që do mundësojë zgjedhje me standarde europiane.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gent cakaj kriza politike thomas greminger gent cakaj kriza politike thomas greminger

Sondazh

Poll