Politike

‘Ministra e drejtorë, vini në rresht gratë që keni nën hyqëm’, Artan Lame s’heq dorë nga fjalori i dhunshëm: Unë

25 Tetor 2019, 09:59 Nga DOSJA

TIRANË– Drejtori i Përgjithshëm i Kadastrave, Artan Lame, iu bën thirrje ministrave, drejtorëve në të gjithë vendin që të çojnë “në rresht”, gratë dhe vajzat që kanë nën varësi për të bërë kontrollin e gjirit, me rastin e muajit tetor, që njihet edhe si muaji botëror i sensibilizimit për kancerin e gjirit.

Lame, me një gjuhë aspak dashamirëse shkruan: vërini në rresht vajzat e gratë që keni ndën hyqëm dhe çojini të bëjnë kontrollin e gjirit.

Ne të Dosja.al, s’do të na kishte bërë kaq përshtypje reagimi i sotëm i Lames, nëse do të ishte për herë të parë… Lame edhe në vitin 2017 ka përdorur të njëjtin fjalor për të bërë atë që ai e quan sensibilizim.

Postimi i sotëm i Artan Lames:

Ej, ministra dhe ministresha, drejtorë dhe drejtoresha, ku jeni e ku s’jeni, vërini në rresht vajzat e gratë që keni ndën hyqëm dhe çojini të bëjnë kontrollin e gjirit.Është puna për të parandaluar dhe për t’i ruajtur nga një prej më të zezave sëmundje të njerëzisë, por jo vetëm kaq. Është edhe çështje e dinjitetit njerëzor, edhe e bukurisë trupore edhe e sharmit femëror.Falenderoj me gjithshka Drejtorin e Spitalit të Traumës, apo siç i themi rëndom, Spitalit Ushtarak, doktor Arben Zenelajn, dr. Vidi Demkon, dr. Najada Jahiqin dhe dr. Xhesika Xhetanin, për impenjimin, gadishmërinë dhe mosmërzinë të kontrollojnë njëra pas tjetrës plot 120 gra, nëna e vajza të Kadastrës Shqiptare.AL

Postimi i Lames në vitin 2017:

MUAJI I NDERGJEGJESIMIT PER KANCERIN E GJIRIT Ej, drejtorë, ministra, kryetarë, është muaji i luftës kundër kancerit të gjirit.Vërini përpara në grup të gjitha gratë e vajzat e institucioneve tuaja dhe çojini të kryejnë egzaminimet përkatëse. Keni gjithë vitin pastaj kohë t’u kërkoni llogari për punën. Është një moment ku ne meshkujt duhet të kujtohemi pa drojë për shenjtërinë e trupit femëror. Në foto, sot në hyrjen e Spitalit Ushtarak, duke i dorëzuar drejtorit dr. Gjovalin Bushi dhe dr. Najada Kallashit, punonjëset e Aluizni-t për të kryer kontrollin.

(F.g/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike artan lame muaji tetor per kancerin e gjirit artan lame muaji tetor per kancerin e gjirit

Sondazh

Poll