Politike

“Një halabak”, u arrestua si pjesë e operacionit ‘Rodon’, ish-kreu i Hipotekës së Durrësit u shkarkua nga Rama në

25 Tetor 2019, 11:56 Nga DOSJA
“Një halabak”, u arrestua si pjesë e operacionit

TIRANË- Një prej të arrestuarve nga operacioni ‘Rodon’ në Durrës ishte dhe ish-drejtori i Hipotekës së këtij qytetit. Ardjan Iljazaj ra në pranga së bashku me 17 persona të tjerë, pasi sipas Prokurorisë ata ishin pjesë e një grupi që kishin tjetërsuar 60 mijë metra katror tokë në Ishëm.

Iljazaj nuk është një emër i padëgjuar, pasi në janar të këtij viti ai u shkakrkua nga Edi Rama, gjatë një deklaratë live. Nga një takim me qytetarët për bashkëqeverisjen, Rama trajtoi dhe rastin e një qytetari, i cili ishte ankuar në emisionin “Fiks Fare” se sorollatej nga Iljazaj.

“Po trajtojmë hallet tona me njerëz të padenjë, siç ishte rasti i djeshëm, i drejtorit që ka vetëm një përcaktim, halabak. Për të është marrë menjëherë vendimi i shkarkimit. Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj do ta komunikojë këtë vendim”, u shpreh Rama.

Rasti i denoncuar në emisionin Fiks Fare, ishte ngritur si shqetësim nga qytetari Albert Doda nga Durrësi, që ishte paraqitur më shumë se 300 herë në zyrat e Hipotekës në Durrës për 6 vite. Doda i ishte drejtuar më herët platformës së Bashkëqeverisjes, e cila pasi kishte gjetur shkeljet ligjore, kishte shkarkuar një punonjës.

Policia dhe Prokuroria e Durrësit në një konferencë për mediat kanë bërë me dije detaje nga operacioni “Rodoni”, ku u arrestuan sot 18 punonjës të Kadastrës në Durrës dhe 3 të tjerë janë shpallur në kërkim. Në deklaratën për mediat Policia bëri me dije se të gjithë këta punonjës në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë tjetërsuar një pronë prej 68 mijë metra katror në Ishëm, ku janë përfshirë shumë hallka të këtij institucioni.

(A.B. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike 18 te arrestuar ne durres ardjan iljazaj arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit edi rama operacioni rodoni 18 te arrestuar ne durres ardjan iljazaj arrestohen zyrtaret e kadastres se durresit edi rama operacioni rodoni

Sondazh

Poll