Politike

Rama i shpall luftë bandave e “të fortëve”: Në nëntor merremi me ju, do ju rezervojmë një trajtim që s’i shkon men

25 Tetor 2019, 10:36 Nga DOSJA
Rama i shpall luftë bandave e “të fortëve”: Në

TIRANË- Kryeministri i vendit Edi Rama i ka shpallur hapur luftë bandave, “të fortëve të rrugës”, grupeve kriminale, por dhe personave të skeduar apo të proceduar penalisht. Lajmi është bërë i ditur nga vetë kreu i qeverisë, teksa ndodhej i ftuar në emisionin “Opinion”. Në fjalën e tij, Rama premtoi që brenda muajit nëntor vetë ai do të dalë para popullit për të dhënë me emra se kush ishin “mollët e kalbura” të shoqërisë, të cilat më shumë kujdes do t’i hiqte nga shporta.

Por nuk mbaron këtu, numri një i maxhoranës premtoi gjithashtu se të gjithë të arrestuarit do të përballen me diçka që nuk ka ndodhur kurrë më parë; me një trajtim të denjë për t’u bërë shembull.

Është reale, nuk është diçka fantazi që ka një problem me një tipologji njerëzish të një moshe të caktuar që përbëjnë këtë. Brenda nëntorit, unë do të dal para shqiptarëve dhe do të them: Ja çfarë është situata dhe çfarë do të bëjmë ne! Brenda nëntorit unë do të shpall para shqiptarëve një plan të posaçëm për të gjithë personat me precendentë krimal apo të skeduar si të përfshirë, të cilëve do t’ju rezervojmë një trajtim shumë të veçantë. Një trajtim që nuk i shkon mendja askujt këtu. Ne po punojmë për një plan. Kjo gjë që do të bëhet tani, ka ardhur koha dhe është mundësia të bëhet. Sepse Policia e ka fituar luftën në terren“, u shpreh Rama.

Mesa duket kohët e fundit është parë e arsyeshme edhe ndërhyrja e Policisë ndaj bandave që çdo ditë e më shumë rrisin ndikimin në terren. Aksionet më të mëdha që shqiptarët kanë parë në 6 vite qeverisje të Ramës mund të numërohen me gishtat e dorës.

Gjithçka nisi bujshëm me megaaksionin në Lazarat, dhe më pas me arretimin e disa personave publikë për tjetërsim pronash, ndërsa bosat e tonelatave me kokainë që tentojnë të hyjnë në vend lëvizin lirshëm, shumë pranë nesh.

(K.M. Dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama krimi ne shqiperi rama i shpall lufte bandave edi rama krimi ne shqiperi rama i shpall lufte bandave

Sondazh

Poll