Sport

Dardanët publikojnë listën e grumbullimit, bien në sy disa surpriza!

Kosova renditet në vendin e parafundit në grupin I me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.

6 Tetor 2023, 19:38 Nga DOSJA
Dardanët publikojnë listën e grumbullimit, bien në sy disa

KOSOVE - Primoz Gliha ka publikuar listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë Kosovën në dy duelet e muajit tetor në eliminatoret e Euro 2024. Kundër Andorrës në transfertë (12) dhe përballë Izraelit në “Fadil Vokrri” (15). Risia e listës së dardanëve është Qëndrim Zyba, mesfushori i Ballkanit, i cili ndodhet në formë të shkëlqyer. Teksa ishte ndër më të mirët në fushë edhe në suksesin 2-0 kundër Dinamos së Zagrebit në Conference League.

Edhe pse janë grumbulluar edhe më parë, lojtarë si Ismajl Beka, Altin Zeqiri dhe Shkëlqim Vladi nuk kanë debutuar ende me përfaqësueses e Kosovës.

Amir Rrahmani, Mërgim Vojvoda, Ibrahim Dresevic, Valon Berisha, Ermal Krasniqi, Arbër Zeneli, Andi Hoti dhe Valon Zumberi janë mungesat krahasuar me grumbullimin e fundit.

Ndërkohë që Qëndrim Zyba, Lumbardh Dellova (Ballkani) dhe Ilir Krasniqi (Llapi) janë 3 lojtarët e ftuar nga kampionati vendas.

Kosova renditet në vendin e parafundit në grupin I me vetëm 4 pikë të grumbulluara në 6 ndeshje.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll