Aktualitet

Breshëri plumbash ndaj banesës së Skënder Likajt në Kurbin, PAMJET nga vendi i ngjarjes

Më 6 mars 2023, në banesën e Skëndër Likës u vendos tritol, ndërsa ai ishte në banesë bashkë me bashkëshorten. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa pati dëme të shumta materiale. 

6 Tetor 2023, 13:29 Nga A.B
Breshëri plumbash ndaj banesës së Skënder Likajt në
Banesa

KURBIN- Këto janë pamjet nga banesa e Skënder Likës, aty ku persona të paidentifikuar qëlluan me breshëri arme. Siç edhe shihet në videot e siguruar nga Dosja.al, Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendin e ngjarjes për të zbardhur të plotë rastin. 

Më 6 mars 2023, në banesën e Skëndër Likës u vendos tritol, ndërsa ai ishte në banesë bashkë me bashkëshorten. Fatmirësisht nuk pati të lënduar, ndërsa pati dëme të shumta materiale. 

Ngjarja dyshohet të ketë lidhje me ngjarjet kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve të fundit në zonën e Kurbinit. Kjo pasi Skënder Lika, është babai i autorit të vrasjes së biznesmenit Rakip Rolit. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenët, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

 

 

 


/Dosja.al

skender likaj

Sondazh

Poll