Aktualitet

Të shtënat me armë drejt banesës së Skënder Likës! Në mars i vendosën tritol, djali i tij vrau biznesmenin, nipi ekzekutoi 2 të tjerë

Më 10 Mars 2023, banesa e Likës u sulmua me eksploziv. Po ashtu, më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar vendosën në derën e banesës së Skënder Likës, 9 plumba.

6 Tetor 2023, 12:19 Nga A.B
Të shtënat me armë drejt banesës së Skënder
Banesa

KURBIN- Drejt banesës së Skënder Likës në fshatin Sanxhak, është qëlluar sot me breshëri plumbash. Deri më tani nuk raportohet për persona të vdekur apo të plagosur. Mirëpo, ky nuk është rasti i vetëm që ndaj kësaj familje është tentuar të qëllohet, me armë apo mjete të tjera. 

Më 10 Mars 2023, banesa e Likës u sulmua me eksploziv. Po ashtu, më 20 shkurt 2021, persona ende të paidentifikuar vendosën në derën e banesës së Skënder Likës, 9 plumba. Ishte Lika që i pikasi plumbat, ndërsa fill pas kësaj bëri denonconin në polici. Ndërkohë që vëllait të Skënderit, Myslim Likës iu bë atentat pak ditë para ngjarjes.

Po kush është Skënder Lika? 

Ai është babai i Ilaj Likës, i cili në dhjetor të vitit 2021 ekzekutoi me 7 plumba biznesmenit Rakip Roli. Ndërkohë nipi i tij, Ilir Lika ekzekutoi me armë zjarri në një hotel në Mamurras dy biznesmenet, Paulin Gjergji dhe Bujar Lika.

Dyshimet janë se sulmi me tritol dhe ai me armë, në banesën e Skënder Likës, lidhet me ngjarjet e rënda ku janë autorë i biri dhe nipi, por nuk përjashtohen as pista të tjera

Atentati ndaj Rakip Rolit

Atentati më 11 dhjetor 2021, dyshohet të jetë kryer nga Skënder Lika dhe djali i tij, Llei Lika. Atentatorët e kanë qëlluar me armë Rolin, sapo ai ka dalë nga banesa me automjetin e tij. Ardhja e policisë vonë në vendngjarje, ka bërë që atentatorët të ikin me shpejtësi me makinë.

Atentati ndaj vëllait të Skënder Likës

Myslim Lika ishte në shënjestër të një atentati në janar 2023. 60-vjeçari, nga të shtënat me armë zjarri, u plagos rëndë. Lika u qëllua, kur po kthehej nga funerali i së motrës. Myslim Lika është babai i Ilir Xhepaj (Lika) i arrestuar si i përfshirë në vrasjen e biznesmenëve Bujar Lika dhe Paulin Gjergji, ngjarje e ndodhur në maj të vitit 2020 në një lokal në autostradën Milot-Mamurras./Dosja.al

skender lika

Sondazh

Poll