Aktualitet

Ishte i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve, arrestohet në Morinë 31-vjeçari nga Serbia

Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

6 Tetor 2023, 10:58 Nga A.B
Ishte i shpallur në kërkim për trafikim të narkotikëve,
Morine

KUKËS- Një 31-vjeçar nga Serbia është vënë në pranga nga Policia pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar. Personi me inicialet D.S, u ndalua me qëllim ekstradimin drejt Austrisë. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve".

NJOFTIMI I POLICISË:

Tentoi të hynte në Shqipëri, ndërkohë që ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga autoritetet e Austrisë, për trafikim të narkotikëve, arrestohet me qëllim ekstradimin, 31-vjeçari nga Serbia. Krahas angazhimit maksimal për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe me etikë, për qytetarët në hyrje/dalje të vendit, shërbimet e Policisë Kufitare të PKK Morinë kanë vijuar punën për goditjen e paligjshmërive në kufi, si dhe për ndalimin e shtetasve që sinjalizohen si të shpallur në kërkim dhe tentojnë të hyjnë apo të dalin nga kjo pkk.

Në këtë kuadër, në bashkëpunim me shërbimet e Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës dhe si rezultat i shkëmbimit të informacioneve ndërmjet Interpol Tiranës dhe Interpol Vjenës, u ndalua dhe u vu në pranga, me qëllim ekstradimin drejt Austrisë, shtetasi i kërkuar ndërkombëtarisht D. S., 31 vjeç, banues në Serbi. Gjatë verifikimeve dhe intervistimit në vijë të dytë, në hyrje të vendit, rezultoi se 31-vjeçari ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, nga Interpol Vjena, për veprën penale "Trafikimi i narkotikëve", sipas parashikimeve të legjislacionit penal të Austrisë. Interpol Tirana, në bashkëpunim me homologët në Austri, vijon procedurat për ekstradimin e 31-vjeçarit.

arrestim ne morine morine

Sondazh

Poll