Aktualitet

Ngjarja TRONDITËSE në Tiranë/ Babai i 3-vjeçarit: Kur mbaroi, mjeku më tha kape nga 'veshi' që t'i dalë avash narkoza! Abuzoi me një ilaç

Bledar Spahiu thotë se provë janë kamerat në klinikë që duhet të sekuestrohen.

6 Tetor 2023, 12:23 Nga a.l
Ngjarja TRONDITËSE në Tiranë/ Babai i 3-vjeçarit: Kur
Babai

TIRANË- Babai i Brian Spahiu, 3-vjeçarit që humbi jetën tragjikisht pas një ndërhyrjeje te një klinikë private në pronësi të Roland Xhaxho dhe vajzës së tij Ina Xhaxho, ka treguar detaje tronditëse lidhur me rastin.  Ai tha se djali pasi ka dalë nga klinika ka qenë në gjendje të rëndë, ndërsa gjatë 'operacionit' dentisti i ka thënë se çdo gjë po shkonte shumë mirë. Për këtë, Bledar Spahiu thotë se provë janë kamerat në klinikë që duhet të sekuestrohen.

"Më datë 28 analizat i ka bërë vetë Roland Xhaxho në klinikën e tij. Ekzistojnë letrat, në cast ja ka bërë analizat. Unë i pashë në fund, ku mi dha. Kemi folur me mjeken me dentisten, dy personat kryesorë. Briani fiks është futur në orën 10:00 atje, doktoresha ka thënë se procesi ka vazhduar në rregull. Kemi kërkuar personalisht doktorin dhe na tha se Briani është në rregull. Djali doli në orën 7 nga klinika. Rreth orës 6 ka hyrë nusja dhe nga ajo orë deri në 7 pastaj jemi marrë me djalin te dhoma. Djali nuk ka qenë në rregull, madje tha kape nga veshët që t'i dalë avash narkoza. U pagua 300 euro në fillim për anestezinë dhe për cdo orë shtesë anestezie paguan 70 euro, 330 euro shtesë paguam. Duhen parë kamerat që ka brenda. Telefonova mjekun e kishte temperaturën 32 e 2 vija u bë dyllë i verdhe se abuzoi edhe me ilacet alegrofenin që ka dhënë ai ilac tjetër ska marrë, vetëm atë dhe filloi t'i rritej temperatura", tha ai.  

vdes 3 vjecari ne tirane

Sondazh

Poll