Aktualitet

Mjekësia në protestë/ Studentja përlotet: Nuk e dini se çfarë kemi kaluar ne këto 6 vite (VIDEO)

Studentët kanë gati një javë që kanë nisur protestat, ndërsa sot paralajmëruan përshkallëzim të lëvizjes dhe u shprehën se nuk do ndalen deri në heqjen e ligjit.

6 Tetor 2023, 10:30 Nga r.ll
Mjekësia në protestë/ Studentja përlotet: Nuk e dini se
foto nga protesta

TIRANË- Ditën e sotme studentët e Mjekësisë kanë protestuar dhe bojkotuar sërish mësimin për të kundërshtuar punësimin e detyruar pas marrjes së diplomës. Ata kanë gati një javë që kanë nisur protestat, ndërsa sot paralajmëruan përshkallëzim të lëvizjes dhe u shprehën se nuk do ndalen deri në heqjen e ligjit. 

Gjatë protestës, një nga studentet e mjekësisë u përlot teksa përmende të gjitha vështirësitë që kanë kaluar në gjashtë vite studime.

"Unë jam studente e vitit të gjashtë dhe ndihem sikur gjashtë vite më ikën dëm, por dua t'i shpreh një falënderim të veçantë të gjithë atyre që sapo kanë futur këmbët në universitet dhe po na bashkohen, edhe pse ata nuk e din se çfarë të zezash kemi kaluar në këto vite", u shpreh ajo.

Bojkoti i studentëve vjen pasi ata kundërshtojnë ligjin e ri, i cili i detyron të punojnë 5 vite në Shqipëri pas mbylljes së studimeve. Studentët nga vitit i dytë deri në vitin e katërt do të punojnë tre vite pas diplomimit, ndërsa studentët e vitit të pestë dhe të gjashtë dy vite pas diplomimit. Ndërkohë që alternativa e dytë që u paraqitet studentëve që janë aktualisht në sistem, pra nëse nuk do duan që pas diplomimit të qëndrojnë për dy apo tre vite në Shqipëri, ata do të paguajnë koston e plotë të studimeve por për vitet që kanë mbetur. Ndërkohë, që nuk ka një vendim të institucioneve në lidhje me pagesën që do të duhet të paguajnë studentët nëse nuk do ta firmosin marrëveshjen.

studentët në protestë

Sondazh

Poll