Bota

Zgjedhjet në Mal të Zi/ Tuzi drejt ‘veshjes’ kuq e zi, kanë votuar 62.42%

3 Mars 2019, 20:00 Nga DOSJA
Zgjedhjet në Mal të Zi/ Tuzi drejt ‘veshjes’ kuq e zi,

Anëtarët e koalicionit të partive shqiptare kanë bërë të ditur se deri në ora 19:00, të drejtën e votës e kanë shfrytëzuar 62,42 për qind e qytetarëve të Tuzit.

Ndryshe, në zgjedhjet që po mbahen sot në Tuz, tri partitë politike kryesore shqiptare kanë themeluar Forumin Shqiptar për Komunën e Tuzit, me moton “Malësia na bashkon”, ku për herë të parë pas 62 vjetësh ky vend pritet të ketë një udhëheqje komunale të pavarur nga Podgorica.

Tuzi ka marrë statusin e plotë si komunë e pavarur, më 1 shtator të vitit të kaluar.

Gara më e fortë zgjedhore po zhvillohet mes koalicionit të forcave politike shqiptare “Malësia na bashkon” dhe Partisë Demokratike Socialiste të presidentit malazez, Milo Gjukanoviq.

Mehmet Zenka, ministër i Pakicave në qeverinë e Malit të Zi, është shprehur optimist për rezultatin e zgjedhjeve.

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

rajoni rajoni tuzi kuqezi zgjedhjet në mal të zi tuzi kuqezi zgjedhjet në mal të zi

Sondazh

Poll