Politike

“Lëmshi” me emërimin e Egon Velajt, Rama në mbrojtje të ministres: Nuk jam në dijeni, nuk ka përgjegjësi Gjonaj

25 Tetor 2019, 08:42 Nga DOSJA
“Lëmshi” me emërimin e Egon Velajt, Rama në mbrojtje

Tiranë- Kryeministri Edi Rama teksa është pyetur  në lidhje me skandalin në burgun e Vlorës, ku drejtuesi i saj u dënua nga gjykata për ‘shpërdorim’ detyre u shpreh se ministrja Eltida Gjonaj nuk ka asnjë përgjegjësi për këtë.

“Ministrja nuk bën as shqyrtim dosjesh të konkursit, as nuk i shef ka dokumente, s’ka dokumente. Nuk di të them më shumë për këtë rast. Për faktin se përgjegjësia në këtë sistem që kemi zgjedhur është individuale në raport me ligjin, por duke qenë se gënjeshtarë të tillë që shkojnë atje dhe mbushin formularin e vetëdeklarimit dhe thonë nuk kam bërë gjë dhe pastaj i japin kosto morale procesit atëherë ne do bëjmë dy ndërhyrje. Do e vëmë taksative, kush kapet në gënjeshtër në formula dekriminalizimi do shkojë në burg. Do bëjmë edhe një gjë tjetër sepse asnjë parti politike nuk e ka mundësi ta bëjë një verifikim. Unë isha i pari që futa dëshminë e penalitetit. Çdo kujt i kam kërkuar dëshminë e penalitetit. Do fusim në ligj që të mos të regjistrohen më kandidaturat siç regjistrohen, por të gjitha partitë ti çojnë kandidaturat një muaj përpara ditës së fillimit të fushatës. Dhe kështu të verifikohen nga strukturat shtetërore”, tha Rama.

Egon Velaj kishte 6 ditë në drejtimin e burgut të Vlorës, emërim i bërë nga ministrja Etilda Gjonaj, kur u dënuar nga gjykata me 6 muaj burg, e cila i konvertohet më shërbim prove. Ndërkohë një vit më parë, e njëjta ministre e kishte shkarkuar nga Aluizni.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike edi rama egon velaj etilda gjonaj edi rama egon velaj etilda gjonaj

Sondazh

Poll