Sport

Bukayo Saka dëmtohet ndaj Lens, trajneri Arteta i shqetësuar, por jo i penduar…

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta tha se ishte “i shqetësuar” për Bukayo Saka, i cili u dëmtua gjatë pjesës së parë kundër Lens (1-2) të martën në mbrëmje. Vihet në pikëpyetje prania e tij për përballjen ndaj Manchester Cityt të dielën.

4 Tetor 2023, 12:04 Nga DOSJA

FRANCE - Përveç humbjes në Lens (1-2) të martën në mbrëmje, Arsenali mund të ketë humbur edhe Bukayo Saka për duelin e ardhshëm me Manchester Cityn të dielën. 

I zëvendësuar nga Fabio Vieira në minutën e 34-t të lojës, anësori anglez do të ankohej për një problem muskulor “i mjaftueshëm për të mos e lejuar atë të vazhdonte ndeshjen dhe kjo është padyshim një shqetësim për ne”,- deklaroi Mikel Arteta pas takimit.

Saka kishte lënë fushën duke çaluar edhe gjatë fitores së Arsenalit në Bournemouth (4-0) të shtunën. Para kësaj, ai pushoi për një ndeshje të Kupës së Ligës kundër Brentford javën e kaluar, pasi pësoi një goditje në barazimin në shtëpi kundër Tottenham (2-2).

Bukayo Saka dëmtohet ndaj Lens, trajneri Arteta i shqetësuar, por jo i

I pyetur nëse është penduar që e nisi ndeshjen me Sakan, për shkak të problemeve të tij shëndetësore, Arteta u përgjigj: “Jo, ishte një goditje që bëri një ditë më parë dhe po ia dilte shumë mirë që nga ajo kohë. Dëmtimet e mëparshme të Sakës ishin më shumë goditje se çdo gjë tjetër. Nga këto të fundit që kishte, nuk humbi asnjë ndeshje. Ne i dhamë atij një pushim kundër Brentford në Kupën e Ligës, dhe kaq”.

Arteta është kritikuar pse nuk e linte të pushonte më shpesh Saka-n, por trajneri spanjol tha se të gjithë lojtarët ishin të etur për të luajtur kundër Lens. “Ishte një mbrëmje e mrekullueshme e Champions League,” shtoi ai, si për të pastruar veten.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll