Aktualitet

“Hipi në dritare për të luajtur dhe ra nga kati i tretë”, 1-vjeçarja shqiptare në gjendje të rëndë në spital në Itali

Nëna e saj e tronditur ka dëshmuar se vajza ishte duke luajtur dhe iu afrua dritare nga ku më pas ra

3 Tetor 2023, 19:52 Nga h.k
“Hipi në dritare për të luajtur dhe ra nga kati i
Spitali i Modenës

ITALI-Një vogëlushe shqiptare në moshën 1 vjeç është rrëzuar nga kati i tretë i banesës në Modena të Italisë. Ngjarja ka ndodhur mesditën e sotme në shtëpinë e saj, ku mediat raportojnë se ajo është në luftë për jetën në spital.

Nëna e saj e tronditur ka dëshmuar se vajza ishte duke luajtur dhe iu afrua dritare nga ku më pas ra. Sipas spitalit të Modenës raportohet se 1-vjeçarja ka marrë goditje të rënda në kokë. Policia italiane po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

aksident ne modena bie nga kati trete 1 vjecarja

Sondazh

Poll