Aktualitet

Rekomandimet e ODIHR/ Delegacioni i BE-së: Zgjedhjet u shenjuan nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe blerje votash

Me anë të një postimi në Facebook, delegacioni i BE-së u ka bërë thirrje partive politike që të zbatojnë rekomandimet pa humbur kohë.

3 Tetor 2023, 17:23 Nga I.A
Rekomandimet e ODIHR/ Delegacioni i BE-së: Zgjedhjet u shenjuan nga
Delegacioni i BE-së

TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian ka komentuar rekomandimet e OSBE/ODIHR në raportin për zgjedhjet. Me anë të një postimi në Facebook, delegacioni i BE-së u ka bërë thirrje partive politike që të zbatojnë rekomandimet pa humbur kohë. Po ashtu, delegacioni i BE-së ka theksuar se këto zgjedhje shenjuan nga keqpërdorimi i burimeve shtetërore dhe akuzat për blerje votash.

Postimi i Plotë:

Delegacioni i BE-së mirëpret publikimin e raportit përfundimtar të Misionit të Vëzhgimit të Zgjedhjeve të OSBE/ODIHR-it për zgjedhjet vendore në Shqipëri që konfirmoi se zgjedhjet ishin të mirëadministruara dhe konkurruese, por u shenjuan nga akuza për keqpërdorim e burimeve shtetërore dhe blerje votash. Delegacioni i BE-së nxit të gjithë aktorët që të punojnë në mënyrë gjithëpërfshirëse për të zbatuar rekomandimet e reja të Raportit dhe ato që janë ende pezull nga rekomandimet e mëparshme pa humbur kohë.

delegacioni i be ne tirane zgjedhjet e 14 majit raporti i odihr

Sondazh

Poll