Aktualitet

Ndodh edhe kjo/ Gjykata e Tiranës zhvillon seancë gjyqësore pa njoftuar Dritan Goxhajn, i caktojnë avokat pa e pyetur

Në formularin e dorëzuar, Goxhaj ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore. 

3 Tetor 2023, 16:35 Nga I.A
Ndodh edhe kjo/ Gjykata e Tiranës zhvillon seancë gjyqësore pa
Dritan Goxhaj

TIRANË- Një gjë e ka pazakontë ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, e cila ka në dosje, çështjen për ish-luftëtarin e UÇK-së Dritan Goxhajn. Goxhaj javën e kaluar kishte dorëzuar një kërkesë se nuk do të paraqitej në gjykim, për shkak të mungesës së avokatësve mbrojtës. Në formularin e dorëzuar, Goxhaj ka kërkuar shtyrjen e seancës gjyqësore. 

Por kjo kërkesë e tij, nuk është marrë parasysh dhe është proceduar me fillimin e gjyqit. Goxhaj ishte njoftuar ditën e sotme se seanca e datës 27 shtator, ishte zhvilluar edhe pse nuk ishte në sallë pala e akuzuar. Gjykata kishte caktuar vetë një avokat dhe pa njoftuar Goxhajn ka zhvilluar seancën gjyqësore.

Dritan Goxhaj u arrestua më 31 korrik të këtij viti me urdhër arrest të lëshuar nga Gjykata Speciale e Kosovës me qëllim ekstradimin në Hagë. Goxhaj akuzohet për kryerjen e veprave penale “Frikësimi gjatë procedurës penale” dhe “Pengimi i personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”, parashikuar nga legjislacioni penal i Republikës së Kosovës. Pak ditë më parë e rrëzoi sërish kërkesën për lirimin e tij.

dritan goxhaj

Sondazh

Poll