Lufta për tenderin 19 mln euro dhe akuzat ndaj Qatos, BIRN: Favorizim e përndjekje, ç’ka konstatuar SPAK
TIRANË- Në shtator të vitit 2019, ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Sonila Qato sulmoi publikisht kompaninë koncesiona...
Prej 10 muajsh, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është ngritur Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë e cila mbron infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik.
TIRANË- Një Qendër Operacionale sigurie, e organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologji të avancuar, tashmë po operon në vendin tonë. Prej 10 muajsh, pranë Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit është ngritur Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë e cila mbron infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik.
Lajmi u bë i ditur nga Drejtoresha e AKSHI-it, Linda Karçanaj e cila zbuloi se Qendra u ngrit në bashkëpunim me aleatët amerikanë.
“Një qendër moderne, një grup ekspertësh shqiptarë e të huaj si dhe bashkëpunimi me aleatët amerikanë mbrojnë infrastrukturat dhe sistemet qeveritare nga çdo sulm kibernetik. Prej 10 muajsh, AKSHI ka ngritur Qendrën Qeveritare Operacionale të Sigurisë e cila ruan në kohë reale hapësirën digjitale. E organizuar sipas modelit amerikan dhe me teknologjinë më të mirë, Qendra Qeveritare Operacionale e Sigurisë ka parandaluar me sukses çdo tentativë keqdashëse duke garantuar siguri të plotë”, tha Karçanaj.
Pas sulmit të fortë kibernetik nga Irani vitin e kaluar, AKSHI në bashkëpunim me partnerët amerikanë, i është përgjigjur përmes ngritjes së kësaj qendre operacionale e cila ka ndalur çdo tentativë të mundshme sulmi. Karçanaj bën me dije se nga pas gjendet një ekip i plotë ekspertësh që përmes teknologjisë më të mirë gatantojnë siguri nga sulmet keqdashëse.
“Tetori është muaji i ndërgjegjësimit për sigurinë kibernetike, ku secili duhet t’i kushtojë vëmendje rrezikut nga sulmet. Me partnerët amerikanë, AKSHI po garanton një mjedis të sigurt digjital duke i mundësuar institucioneve jo vetëm siguri, por edhe shanse për t’u zhvilluar si një ekonomi e fortë. Mirënjohje vajzave dhe djemve profesionistë të ekipit, heronjve të heshtur në frontin e sigurisë kibernetike që mundësojnë ruajtjen e vendit tonë”, tha Karçanaj e cila publikoi edhe foto nga puna e përditshme e Qendrës Operacionale të Sigurisë.
TIRANË- Në shtator të vitit 2019, ish-drejtoresha e Autoritetit Rrugor Shqiptar, ARRSH, Sonila Qato sulmoi publikisht kompaninë koncesiona...
Gjovalin Guri SHKODËR-Gjovalin Guri i shpallur në kërkim për vrasjen e xhaxhait të tij Zef Guri dhe plagosjen e djalit të k&...
Foto Ilustruesee TIRANË- Një i moshuar është gjetur pa shenja jetë pasditen e sotme në Dajt. Mësohet se 83-vje&cced...
Foto ilustruese FIER- Vatrat e zjarrit në Pishporo të Fierit janë riaktivizuar sërish ditën e sotme. Mësohet se vatrat j...
Kryeministria TIRANË- Qeveria e Shqipërisë pasditen e ditës së sotme ka marrë vendim për ndryshime në Ligjin e Tur...
Delegacioni i BE-së TIRANË- Delegacioni i Bashkimit Evropian ka komentuar rekomandimet e OSBE/ODIHR në raportin për zgjedhjet. Me an&eu...
Enca Haxhia TIRANË-Ruenca Haxhia, këngëtarja e njohur ndryshe me emrin Enca është lënë nga Gjykata e Apelit nën ma...
Dritan Goxhaj TIRANË- Një gjë e ka pazakontë ka ndodhur në Gjykatën e Tiranës, e cila ka në dosje, çësh...
Joana Duro TIRANË- GJKKO ka vendosur që të rrëzojë ankimin e masës së sigurisë të ish-sekretares së ...
Ardian Visha TIRANË- Avokati i Fatmir Mediut, Ardian Visha ka komentuar vendimin e GJKKO-së për refuzimin që bëri n&e...