Aktualitet

15 Arka me municione, sekuestrohet arsenal armësh me fishekë e granata në Elbasan

24 Tetor 2019, 18:41 Nga DOSJA
15 Arka me municione, sekuestrohet arsenal armësh me fishekë e granata

ELBASAN- Një arsenal armësh është sekuestruar në afërsi të fshatit Godolesh në Elbasan.

Burime nga policia bëjnë me dije se si rezultat i kontrollit të ushtruar në banesa, objekte të  braktisura, magazina apo tunele janë gjetur dhe sekuestruar 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Municionet luftarake u gjetën në një zonë të thellë dhe mendohet që personat që i zotërojnë i kanë fshehur aty për të shmangur kontrollet e policisë dhe për t’i përdorur në rast se kishin  planifikuar të kryenin ndonjë sulm.

Njoftimi i policisë

 Sekuestrohet një arsenal me fishekë luftarakë e granata. Falë bashkëpunimit me qytetarët,  zbulohet dhe sekuestrohet një arsenal municionesh luftarake.

Policia e Elbasanit , si rezultat i bashkëpunimit me qytetarët ka marrë informacion se  në një zonë të thellë në afërsi të fshatit Godolesh, Elbasan,  ndodhej një arsenal me municione luftarake.

Me  marrjen e informacionit  menjëherë është organizuar puna për krehjen e zonës. Si rezultat i kontrollit të ushtruar u gjetën  dhe u  sekuestrua në cilësinë e provës materiale, 15 arka me municion luftarak, fishekë pistolete dhe automatiku si dhe 12 granata dore.

Nga veprimet e para dyshohet se si rezultat i kontrolleve të shtuara ditët e fundit  nga Policia e Elbasanit në banesa, objekte të  braktisura , magazina  apo tunele, personat që mund ti kenë pasur këto municione i kanë fshehur  në këtë zonë me qëllim shmangien e kontrollit të Policisë 

Policia vijon hetimin për identifikimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Por kjo nuk është hera e parë që sekuestrohet një arsenal armësh në afërsi të Elbasanit. Më datë 9 korrik të këtij viti, RENEA zbarkoi në Elbasan ku sekuestroi një arsenal armësh. Në lidhje me këtë çështje u arrestua biznesmnei Ilir Beko, që më pas u la i lirë. 

(f.m/dosja.al)

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

aktualitet aktualitet arsenal armesh ne elbasan godolesh arsenal armesh ne elbasan godolesh

Sondazh

Poll