Sport

Mediat serbe paralajmërojnë Crzena Zvezdën, kini kujdes me Young Boys luajnë dy kosovarë!

Për sa i përket çështjeve jofutbollistike, Crvena Zvezda duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme.

3 Tetor 2023, 12:45 Nga DOSJA
Mediat serbe paralajmërojnë Crzena Zvezdën, kini kujdes me Young

BEOGRAD - Të mërkurën, më 4 tetor, në orën 21:00 në stadiumin e “Rajko Mitic” të Beogradit, lojtarët e Yllit të Kuq do të presin zviceranët e Young Boys në xhiron e dytë të Champions League për fazën e grupeve.

Një ndeshje shumë e rëndësishme për kampionët e Serbisë, një ndeshje që mund të sjellë fitoren e parë për klubin dhe gëzim të madh për bardhekuqtë në kompeticionin elitar të këtij viti. Por duhet pasur kujdes, klubi nga Zvicra nuk duhet nënvlerësuar, sepse është një ekip i fuqishëm, me disa individë të mëdhenj.

Për sa i përket çështjeve jofutbollistike, Crvena Zvezda duhet të jetë jashtëzakonisht e kujdesshme. Në radhët e Young Boys luajnë dy futbollistë nga Kosova.

Kastriot Imeri për të cilin nuk dihet nëse do të jetë në këtë ndeshje në Beograd, sepse është i dëntuar dhe, Donat Rudhani, i lindur në Kamenicë dhe me tetë ndeshje me përfaqësuesen e Republikës së Kosovës, pothuajse me siguri do të jetë në protokoll.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll