Sport

Jobe Bellingham i ri, po "pushton" Anglinë! Vëllai më i vogël i Jude, po bën përshtypje me fanelën e Sunderland...

Pasi vëllai i tij i madh, Jude, arriti të impresiononte, edhe Jobe Bellingham u vendos në botën e futbollit anglez. Në Sunderland këtë verë, vetëm 18 vjeç, mesfushori sulmues po bën të ndjehet prania e tij dhe po bëhet një pjesë e domosdoshme e skuadrës.

2 Tetor 2023, 11:47 Nga DOSJA

ANGLI - Pasi Jude u bë transferimi i dytë më i shtrenjtë në historinë e Real Madridit këtë verë, me rreth 103 milionë euro, ëndrrën e tij po e ndjek edhe vëllai i vogël, Jobe (në përmasa më të vogla). 

Gjithashtu i rritur në Birmingham, si Jude, ku bëri debutimin e tij në futbollin profesionist në moshën 16-vjeçare, mesfushori i ri mori një sfidë të re këtë verë, duke nënshkruar për Sunderland në Championship (kategoria e dytë angleze).

Vetëm 18 vjeç, Jobe u përshtat shpejt me klubin e tij të ri. I riu anglez mund të luajë edhe si mesfushor sulmues dhe një numër ‘9’ fals dhe ka nisur si titular në të nëntë ndeshjet e kampionatit të “Maceve të zeza” këtë sezon.

Në gusht, kundër Rotherham, Jobe shënoi një “dopio” (2-1), e para në karrierës e tij si lojtar profesionist. Rastësisht, vëllai i tij më i madh, Jude, gjithashtu ia doli mbanë kundër Almerias në të njëjtën periudhë.

Jobe Bellingham i ri, po "pushton" Anglinë! Vëllai më i

Edhe pse krahasimet mes dy vëllezërve janë të pashmangshëm, Jobe duket se është imun ndaj presionit, që i është bërë indirekt nga Jude. Për më tepër, ai dëshiron të ndërtojë historinë e tij në futboll dhe për këtë arsye ka zgjedhur të mbajë emrin e tij të parë në fanelë në vend të mbiemrit. 

"Unë mendoj se ai po përpiqet të krijojë identitetin e tij,"- tha menaxheri i tij, Tony Mowbray, sipas “footmercato.net”, në gusht: "Ai nuk dëshiron të jetë në hije nga vëllai i tij, ai dëshiron të jetë futbollisti që përfaqëson dhe veçanërisht ai don t’u tregojë njerëzve se çfarë di të bëjë."

Në gusht, Jobe u vlerësua si lojtari i muajit te Sunderland, një njohje e qëndrimit të tij të patëmetë dhe përparimit të qëndrueshëm pavarësisht moshës së tij të re: "Ai është një diamant absolut, nuk e di se ku do të jetë pas pesë vitesh, por unë jam shumë krenar për të. Pasuria e tij më e madhe është gatishmëria për të mësuar”, ka vlerësuar trajneri i Sunderland.

B.T (Dosja.al)

 

Sondazh

Poll