Sport

Gjimnastja amerikane merr guximin të bëjë veprimi më të rrezikshëm në botë, mund të rrezikonte jetën! - VIDEO

Ekziston një vijë e hollë midis suksesit dhe dëmtimit serioz kur bëhet fjalë për këtë veprim. Gabimi më i vogël dhe konkurrenti mund të bjerë në kokë ose në qafë. Prandaj janë të rrallë ata që guxojnë ta bëjnë këtë lëvizje.

2 Tetor 2023, 11:35 Nga DOSJA
Gjimnastja amerikane merr guximin të bëjë veprimi më të

BELGJIKE – Gjimnastja e mrekullueshme amerikane Simone Biles bëri histori, pasi ajo u bë vajza e parë që performoi me sukses "Yurichenko double salto" në garat ndërkombëtare.

Katër herë kampionia olimpike, e cila doli në “pension” pas Lojërave Olimpike në Tokio për shkak të problemeve të shëndetit mendor, u rikthye me stil pas një pauze dyvjeçare dhe gëzoi të gjithë planetin me performancën e saj.

Në Kampionatin Botëror në Antwerp, kjo vajzë e mahnitshme kreu një akrobaci të rrezikshme që nuk ishte parë më parë në gjimnastikën e vajzave në garat kryesore. Bëhet fjalë për "përdredhjen e dyfishtë të Yurichenko", të cilën deri tani kanë mundur ta kryejnë vetëm konkurrentët më të guximshëm meshkuj.

Ekziston një vijë e hollë midis suksesit dhe dëmtimit serioz kur bëhet fjalë për këtë veprim. Gabimi më i vogël dhe konkurrenti mund të bjerë në kokë ose në qafë. Prandaj janë të rrallë ata që guxojnë ta bëjnë këtë lëvizje.

"Njerëzit duhet të kuptojnë se mund të jetë hera e fundit që ata kanë pasur mundësinë të shohin një lëvizje të tillë në jetën e tyre nga një gjimnaste femër. Kjo është arsyeja pse unë mendoj se ata duhet ta vlerësojnë atë," tha trajneri Laurent Lundy pas performancës spektakolare, të Simone Biles.

Amerikania shënoi 15,266 pikë, ndoshta një nga pikët më të larta në garë, në çdo rast. Ajo pati një rezultat fantastik edhe pse iu hoq gjysmë pikë sepse trajneri Lundy qëndroi në tapet, i gatshëm për të ndihmuar nëse ndonjë gjë shkonte keq.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll