Sport

Chelsea më në fund gjen një sponsor për fanelën, përfiton 50 milionë euro!

Kontaktet me Paramount+, Allianz, ishin vetëm disa nga ato që përfundimisht nuk vazhduan. Por edhe vonë, londinezët gjetën një sponsor zyrtar për fanellën e tyre. Diçka që e kanë bërë të ditur vetë dhe nga kjo fundjavë do të ketë një sponsor në ballë të paraqitjes.

1 Tetor 2023, 21:01 Nga DOSJA
Chelsea më në fund gjen një sponsor për fanelën,

ANGLI - Që kur marrëveshja e saj me kompaninë e telefonisë celulare përfundoi në fund të sezonit të kaluar, fanella e Chelseat ka mbetur ‘jetime’. Diskutimet me sponsorë të ndryshëm kryesorë nuk kishin ecur, me rezultat që në ndeshjet e para të sezonit “blutë” do të garojnë pa sponsor të fanellës.

Kontaktet me Paramount+, Allianz, ishin vetëm disa nga ato që përfundimisht nuk vazhduan. Por edhe vonë, londinezët gjetën një sponsor zyrtar për fanellën e tyre. Diçka që e kanë bërë të ditur vetë dhe nga kjo fundjavë do të ketë një sponsor në ballë të paraqitjes.

Marrëveshja është me kompaninë e të dhënave “Infinite Athlete”. Ky emër do të jetë në pjesën e përparme të fanellës së londinezëve deri në fund të sezonit. Kompania amerikane do t'i paguajë Chelsea një shumë që arrin në 50.000.000 euro për këtë periudhë.

Skuadra e femrave do të debutojë me sponsorin e ri në ndeshjen e së dielës kundër Tottenhamit. Sa i përket meshkujve, ata do të veshin një fanellë të sponsorizuar për herë të parë këtë sezon kundër Fulham të hënën.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll