Sport

Luka Modric sfidon Luka Doncic-in e NBA-së në basketboll - Do të habiteni me videon…

Play-makeri kroat Luka Modric i Real Madridit, është po aq i zoti sa me këmbët edhe me duart!

30 Shtator 2023, 15:11 Nga DOSJA
Luka Modric sfidon Luka Doncic-in e NBA-së në basketboll - Do të

SPANJE - Ne e dinim lojën e shijshme dhe spektakolare me këmbë të Luka Modric, por dinim më pak për aftësinë e tij për tre pike me duar! Në moshën 38-vjeçare, ndërkombëtari kroat mbetet i palodhur në fushë dhe vazhdon të ketë surpriza për fansat e tij. 

Në një video të postuar në llogarinë X, të ekskluzivitetit të Dallas Mavericks në NBA, mund të shohim mesfushorin e Real Madridit, duke u argëtuar në parketin e basketbollit.

Madje mesfushorti ka 'guximin' edhe për të sfiduar sllovenin Luka Doncic, duke shënuar dy kosha të bukur. Veprimet e mesfushorit me topin e basketbollit janë befasuese… po aq sa edhe loja e tij me këmbë në fushën e futbollit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll