Sport

ZYRTARE/ Papu Gomez rikthehet në Itali, firmos me Monza-n për një sezon...

Alejandro “Papu” Gomez (35) ka nënshkruar një kontratë njëvjeçare me Monza të Italisë, dy vjet e gjysmë pas largimit nga Atalanta.

30 Shtator 2023, 14:39 Nga DOSJA
ZYRTARE/ Papu Gomez rikthehet në Itali, firmos me Monza-n për një

ITALI - “Papu” Gomez është kthyer në Itali. Dy sezone e gjysmë pasi u largua nga Atalanta, një klub në të cilin la gjurmë, duke arritur në çerekfinalet e Champions League 2019/2020 dhe duke u ngjitur në podiumin e Serisë A për tre sezone radhazi (nga 2018 në 2021, i treti çdo herë), Alejandro Gomez nënshkroi një kontratë me Monza deri në korrik 2024.

I transferuar në Seville në dimrin e vitit 2021, anësori i majtë 35-vjeçar argjentinas luajti 90 ndeshje atje (10 gola, 6 asistime) dhe fitoi Europa League 2023. 

Por trofeu më i madh në rekordin e tij do të mbetet Kupa e Botës e fituar me Argjentinën, në Katar në dhjetor 2022. Gomez luajti dy ndeshje atje, në fazën e grupeve kundër Arabisë Saudite (1-2) më pas në raundin e 16-të kundër Australisë (2-1).

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll