Sport

Eshtë zyrtare, Antony është rikthyer për të luajtur me Manchester United!...

Manchester United sapo ka njoftuar riintegrimin e Antony në grup!

29 Shtator 2023, 12:45 Nga DOSJA
Eshtë zyrtare, Antony është rikthyer për të luajtur me

ANGLI - I përfshirë për disa javë në një aferë të errët që përfshin akuza për dhunë në familje, Antony e ka parë situatën të evoluojë orët e fundit. 

Ndërsa shtypi anglez zbuloi seancën e tij pesë-orëshe dje, klubi mancunian komunikoi sot duke njoftuar se braziliani, i lënë mënjanë deri tani, po kthehej në grup për stërvitje dhe gjithashtu mund të rreshtohej sërish nga Erik Ten Hag nëse dëshiron.

 “Që nga akuzat e para në qershor, Antony ka bashkëpunuar me policinë në Brazil dhe në Mbretërinë e Bashkuar dhe ai vazhdon ta bëjë këtë. Si punëdhënësi i Antony-t, Manchester United ka vendosur që ai të kthehet në stërvitje në Carrington dhe do të jetë i disponueshëm për përzgjedhje, ndërsa hetimet e policisë vazhdojnë. 

Ky vendim do të rishikohet në varësi të evoluimit të çështjes. Si klub ne dënojmë aktet e dhunës dhe abuzimit. Ne e njohim rëndësinë e mbrojtjes së të gjithë të përfshirëve në këtë situatë dhe njohim ndikimin që këto akuza kanë tek të mbijetuarit e abuzimit,”- shkruhet në njoftimin për shtyp të Manchester United.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll