Sport

Sportingu do t’i vendosë hyrjes së stadiumit emrin e Cristiano Ronaldos!

Duhet theksuar se stadiumi “José Alvalade” është rinovuar disa herë, ndërsa këtë vit portat e hyrjes në stadium u rritën nga shtatë në 12.

28 Shtator 2023, 18:44 Nga DOSJA
Sportingu do t’i vendosë hyrjes së stadiumit emrin e Cristiano

PORTGUALI - Asambleja e ardhshme e përgjithshme e Sporting Lisbonës , e cila është caktuar për më 8 tetor, pritet të votojë - siç raporton gazeta portugeze A Bola - mbi propozimin e bordit të drejtorëve, për t'i dhënë emrin e Cristiano Ronaldos hyrjes numër 7-të të stadiumit “José Alvalade".

Një akt në nder të ish-lojtarit të Sportingut, i cili tashmë i ka “dhuruar” emrin Akademisë së klubit.

Ronaldo luajti për pesë vjet në akademinë e Sportingut dhe në sezonin 2002-03 ai luajti në ekipin e parë para se të transferohej te Manchester United dhe karriera e tij të lulëzonte.

Duhet theksuar se stadiumi “José Alvalade” është rinovuar disa herë, ndërsa këtë vit portat e hyrjes në stadium u rritën nga shtatë në 12.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll