Sport

Igli Tare rikthehet në Laç pas 3 dekadash, por jo si futbollist!

Kjo është vizita e tij e parë pas rreth 3 dekadash që Igli Tare ka luajtur në kampionatin shqiptarë, si pjesë e skuadrës së Partizanit dikur, sot në rolin e konsulentit të Dinamos, në një sezon që ka filluar shumë keq për ta, ka kërkuar me sa duket të jetë present për të inkurajuar por edhe për të parë nga afër gjërat që nuk shkojnë.

28 Shtator 2023, 15:14 Nga DOSJA
Igli Tare rikthehet në Laç pas 3 dekadash, por jo si futbollist!

LAÇ- Ndeshja mes Laçit dhe Dinamos ka nisur në Superiore. Kryeqytetasit kërkojnë kthesën pas një momenti të vështirë në elitën e futbollit shqiptar. Ndërkohë i pranishëm në stadium është edhe një figurë e njohur për tifozët shqiptarë.

Bëhet fjalë për Igli Taren, ish-lojtari i Kombëtares. Tashmë dihet se Tare është afër ekipit të Dinamos dhe duket se do t’i jap një motiv më shumë lojtarëve me prezencën e tij, për të mos e bërë një tjetër gabim.

Kjo është vizita e tij e parë pas rreth 3 dekadash që Igli Tare ka luajtur në kampionatin shqiptarë, si pjesë e skuadrës së Partizanit dikur, sot në rolin e konsulentit të Dinamos, në një sezon që ka filluar shumë keq për ta, ka kërkuar me sa duket të jetë prezent për të inkurajuar por edhe për të parë nga afër gjërat që nuk shkojnë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll