Sport

VIDEO / Trajneri urdhëron lojtarin e tij të shtiret si i dëmtuar… ndodh në Spanjë!

Në dëshirën për të mos lejuar që Bilbao të dilte me shpejtësi përpara, Carmona u rrëzua në fushë dhe u shtir sikur po ndiente dhimbje, edhe pse nuk ishte lënduar. Mediat spanjolle tregojnë se ky ishte një urdhër i ardhur nga trajneri Bordalas që ndodhej pas shpinës së tij.

28 Shtator 2023, 15:20 Nga DOSJA
VIDEO / Trajneri urdhëron lojtarin e tij të shtiret si i

SPANJE - Athletic Bilbao dhe Getafe barazuan 2-2 në stadiumin “San Mames” në ndeshjen e javës së shtatë të La Liga dhe miqtë nga periferia e Madridit demonstruan një anti-futboll që nuk e kemi parë më herët. Taktikat e miqëve në fund të ndeshjes, ishin vonesat e lojës dhe detaji i turpshëm afër fundit që u regjistrua edhe nga kamerat.

Pra, në dëshirën për të mos lejuar që Bilbao të dilte me shpejtësi përpara, Carmona u rrëzua në fushë dhe u shtir sikur po ndiente dhimbje, edhe pse nuk ishte lënduar. Mediat spanjolle tregojnë se ky ishte një urdhër i ardhur nga trajneri Bordalas që ndodhej pas shpinës së tij.

Bordalas demonstroi taktika të turpshme kundër Barcelonës në fillim të këtij sezoni, por këtë herë lojtarët e klubit nga Madridi e tepruan vërtet. Kjo shkaktoi zemërimin e lojtarëve dhe tifozëve të Bilbaos dhe Inaki Ëilliams u përgjigj duke i thënë trajnerit të Getafe se ishte turp ajo që po bënin lojtarët e tij dhe se ishte ai që u thoshte ta bënin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll