Sport

Video virale! Ndodh edhe kështu, kur boksi ngatërrohet me futbollin… agresori dënohet me 3 vjet burg për sulmin brutal

Ngjarja ka ndodhur pak kohë më parë, sot është dhënë dënimi…

28 Shtator 2023, 12:28 Nga DOSJA
Video virale! Ndodh edhe kështu, kur boksi ngatërrohet me

TAJLANDE - Ngjarja ka ndodhur në futbollin tajlandez, por tani ajo është bërë virale dhe ka pushtuar rrjetet sociale.

Në një ndeshje në Tajlandë, një lojtar nuk e ka marrë për mirë ndërhyrjen nga prapa dhe shtyrjen në shpinë, që mori nga një lojtar i ekipit kundërshtar. Dhe futbollisti Aitsaret i Bangkokut vendos vetë për t'u hakmarrë... 

Pasoja e këtij gjesti të ndodhur, nuk kanë qenë, as më shumë dhe as më pak, por vetëm 3 vjet dënim me burg për lojtarin e Bangkokut këtë sulm brutal… ku viktima ka patur nevojë për t'u qepur 24 herë në fytyrë.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll