Sport

Zidane “hedh poshtë“ Marsejën, vendlindjen e tij, ata e mbyllën me Gatuzon!

Zinedine Zidane nuk I është përgjigjur pozitivisht, ofertës për për marrjen e drejtimit të Marsejës, francezi nuk ishte i bindur nga plani i paraqitur atij.

28 Shtator 2023, 15:41 Nga DOSJA
Zidane “hedh poshtë“ Marsejën, vendlindjen e tij, ata e

FRANCE – Marsejë zgjedh më në fund Gennaro Gattuso. Marsejezët, të cilët po përjetojnë një periudhë kaosi, gjetën ngushëllimin për zëvendësimin e Martelinos tek trajneri italian dhe do ta nisin sezonin me të, pasi shpallën zyrtarisht rekrutimin e tij.

Megjithatë, para se të vendoseshin për trajnerin italian, ata e kishin kërkuar të firmosnin një kontratë me Zinedine Zidane, sipas publikimit të “El Mundo Deportivo”. Megjithatë, Zizou i ka dhënë një përgjigje negative perspektivës për t'u ulur në stolin e skuadrës nga Marseja, pasi nuk ishte i bindur nga plani që i ishte paraqitur.

Kujtojmë se legjenda franceze e fushave, pas largimit nga Real Madrid në vitin 2021, mbetet pa punë. As skuadra e qytetit ku ai ka lindur nuk ka mundur ta bindë që të përveshë mëngët dhe duket se pret diçka të jashtëzakonshme për të dhe karrierën e tij.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll