Sport

Pas kthimit nga Brazili, sulmuesi Antony do të “dorëzohet” në policinë e Manchesterit...

I akuzuar për dhunë, Antony u kthye nga Brazili dhe duhet të takohet me policinë angleze, sipas “The Telegraph”. Lojtari i Manchester United vazhdon të mohojë akuzat ndaj tij.

28 Shtator 2023, 11:19 Nga DOSJA
Pas kthimit nga Brazili, sulmuesi Antony do të “dorëzohet”

ANGLI - Ndërsa Manchester United po përjeton vështirësi në aspektin e rezultateve, duhet të menaxhojë edhe probleme jashtë fushës së futbollit. Bëhet janë për rastin e mprehtë të Jadon Sanchos, i pezulluar për arsye disiplinore, apo të brazilianit Antony, i cili është kthyer nga Brazili në Angli, njofton “The Telegraph”. Ai pritet nga policia vendase të sqarohet pas akuzave për dhunë të ushtruar nga ai.

Mediat angleze raportojnë, se lojtari në pushim që pas pezullimit në fillim të shtatorit, ka folur tashmë me policinë e Sao Paulos në Brazil. Anësori akuzohet nga ish-partnerja e tij, Gabriela Cavallin, për dhunë në familje, të kryer nga qershori 2022 deri në maj 2023.

Policia e Mançesterit po heton

Në ditët në vijim, dy gra të tjera e denoncuan futbollistin për akte dhune. Njëra prej tyre që atëherë ka tërhequr ankesën e saj. Antoni ka mohuar secilën nga këto akuza dhe synon të sqarohet në polici. Ai mbetet nën hetim nga policia e Mançesterit.

Në një intervistë për kanalin brazilian “SBT”, braziliani deklaroi se ai “asnjëherë nuk e ka prekur” ish-partneren e tij dhe se akuzat sipas të cilave ai e ka lënduar atë janë vetëm “gënjeshtra”.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll