Sport

E FUNDIT! Tite gati të zëvendësojë argjentinasin Sampaoli te Flamengo

Jorge Sampaoli në largim, Flamengo negocion me Tite, ish-trajnerin e Seleçaos gati për t'u ulur në pankinë.

28 Shtator 2023, 11:05 Nga DOSJA
E FUNDIT! Tite gati të zëvendësojë argjentinasin Sampaoli te

BRAZIL - I shkarkuar nga Sevilla FC në mars, argjentinasi Jorge Sampaoli mori 11 milionë euro si kompensim nga klubi spanjol për ndërprerjen e kontratës. 

Në orët në vijim, ish-trajneri edhe i OM së fundmi, pritet të shkarkohet nga Flamengo për 1.8 milionë euro, pasi u eliminua nga kupa Libertadores në 1/16 dhe është vetëm i 7-ti në kampionat.

Sipas të gjitha mediave braziliane, 63-vjeçari argjentinas do të zëvendësohet nga Tite. Ish-trajneri i Brazilit, të cilin e drejtoi në dy Botërorët e fundit, do të nënshkruajë kontratë deri në dhjetor të vitit 2024. Ai tashmë ndodhet në Rio de Zhaneiro për të përfunduar negociatat me ''Fla''.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll