Sport

Sergio Ramos viktimë! I vidhet shtëpia gjatë ndeshjes kundër Lens për Champions...

Shtëpia e qendërmbrojtësit spanjoll Sergio Ramos u plaçkit gjatë ndeshjes mes Sevilla FC dhe Lens në Champions League të mërkurën e kaluar (1-1). Fëmijët e tij ishin të pranishëm.

28 Shtator 2023, 10:50 Nga DOSJA
Sergio Ramos viktimë! I vidhet shtëpia gjatë ndeshjes kundër

SPANJE - Sergio Ramos nuk do të ketë kujtime të mira nga e mërkura e 20 shtatorit. Në barazimin në shtëpi ndaj RC Lens në Champions League (1-1), qendërmbrojtësi spanjol i Sevillas ishte gjithashtu viktimë e një vjedhjeje në shtëpinë e tij në Andaluzi. 

Sipas shtypit spanjol, katër fëmijët e tij dhe dy persona të tjerë përgjegjës për kujdesin e tyre, ishin të pranishëm në momentin e incidentit, por nuk u raportua për dhunë fizike. Janë vjedhur aksesorë dhe veshje luksoze, si dhe para të thata. Një hetim është hapur nga policia spanjole. 

Ish-lojtari i Paris Saint-Germain dhe Real Madrid edhe më pare ka qenë subjekt i një tentative grabitjeje në vitin 2012 në shtëpinë e tij në Madrid, por hajdutët u larguan kur kuptuan se lojtari ishte në shtëpi.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll