Sport

Interi pëson humbjen e parë, Bajrami shënon në fitoren e Sassuolos në “San Siro” (video)

“Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, tha Bajrami pas ndeshjes.

28 Shtator 2023, 07:30 Nga DOSJA
Interi pëson humbjen e parë, Bajrami shënon në fitoren e

ITALI - Surpriza e madhe e kësaj dite të gjashtë të Serisë A vjen nga “San Siro”: pas 5 fitoreve radhazi, Interi bie 2-1 ndaj Sassuolos, i cili përsërit të shtunën ndaj Juventusit dhe kapet në krye nga Milani, fitues në Cagliari. 

Mbrëmja kishte shkuar mirë për drejtuesit e ligës, të cilët kishin thyer ngërçin në pjesën e parë me një gjuajtje të saktë me këmbën e majtë nga Dumfries (46'). Me t'u rikthyer në fushë, megjithatë, Sassulo gjeti golin e barazimit me Bajramin, falë një gabimi të keq të Sommerit, i cili ia kaloi topin nën krahë (54'). Pas 9 minutash Berardi gjen këndin e djathtë me një gjuajtje me këmbën e majtë nga maja e zonës së rreptësisë dhe 1-2.

Nedim Bajrami gjeti golin e tij të parë sezonal, pikërisht ndaj Interit në mitikun “San Siro”, duke frymëzuar përmbysjen spektakolare të Sassuolos, që u shkaktoi edhe humbjen e parë zikaltërve këtë edicion.


Pas ndeshjes, fantazisti shqiptar nuk e fshehu kënaqësinë për golin dhe fitoren, teksa foli edhe për rolin e tij të preferuar në fushë.

“Jemi shumë të lumtur, pasi kemi fituar dhe jemi të parët që mposhtim Interin këtë sezon. Jemi skuadër shumë e mirë, që di të luajë me topin dhe duhet të vazhdojmë kështu. Ndihem mirë si fantazist dhe mendoj se këtu jap më të mirën time. Jam i lumtur që trajneri po më aktivizon në rolin tim të preferuar”, tha Bajrami pas ndeshjes.

 

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll