Sport

Gati projekti i stadiumit të ri të Milanit, do të kushtojë 1 miliard euro!

Pas dështimit për rikonstruksionin e “San Siros”, Milani ka vijuar me diskutimet për një projekt të ri në periferi të qytetit për të ndërtuar aty një stadium të teknologjisë së fundit.

27 Shtator 2023, 21:37 Nga DOSJA
Gati projekti i stadiumit të ri të Milanit, do të kushtojë 1

ITALI - Plani i Milanit dhe Interit për rindërtimin e “San Siro” nuk u realizua. Çështja “përshkallëzoi” kryesisht në burokraci dhe në “rregullat e trashëgimisë” siç quhen në Itali, të cilat mbrojnë ndërtesat historike. I tillë konsiderohet edhe stadiumi në Milano.

Pas këtij zhvillimi, “kuqezinjtë” nuk qëndruan duarkryq. Fillon menjëherë procesi për ndërtimin e një stadiumi të ri në periferi të qytetit. Në fakt, siç u njoftua tashmë, një propozim i është dorëzuar këshillit bashkiak të San Donato, një periferi në jug të qytetit. Në këtë zonë të vendoset selia e re e Milanit, me një kapacitet prej 70 mijë tifozësh. Së bashku me zyrat e klubit dhe muzeun.

Plani i “rosonerëve” parashikon përfundimin e studimeve dhe procedurave burokratike deri në vitin 2025 dhe më pas fazën e zbatimit të projektit të madh që do të zgjasë tre vjet që Milani të hyjë në selinë e re në vitin 2028.

Sa i përket kostos, kjo vlerësohet të rritet në rreth 1 miliard euro. Një investim që milanezët nuk kanë frikë ta bëjnë, pasi e dinë se të ardhurat që do të kenë do të jenë të mëdha që në vitet e para të funksionimit të stadiumit.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll