Aktualitet

Rrëfeu 6 vrasje të bujshme! Kush është Artan Tafani, pjesë e grupit të “killerit” Laert Haxhiu

Përveç vjedhjes në Unazë të Re, nën kërcënimin e armës, Tafani është dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

28 Shtator 2023, 08:14 Nga A.B
Rrëfeu 6 vrasje të bujshme! Kush është Artan Tafani,
Artan Tafani

TIRANË- Falë tij, janë zbardhur 6 vrasje të bujshme si dhe janë vënë në pranga më shumë se 10 persona. Po kush është Artan Tafani, i riu i cili u arrestua 4 ditë më parë?

Përveç vjedhjes në Unazë të Re, nën kërcënimin e armës, Tafani është dënuar më parë për të njëjtën veprimtari kriminale.

Grabitja e 2015-ës: Më 13 gusht 2015, do të njoftohej arrestimi i një të riu të të shpallur në kërkim nga policia për grabitjen e ëestern Union në Lushnje. Policia në atë kohë theksoi se arrestimi i 31-vjeçarit në atë kohë Artan Tafani, me banim në lagjen “Xhevdet Nepravishta” të Lushnjes, ishte bërë një ditë më parë, pra më 12 gusht 2015.

Tafani, rezuton se është pjesë e grupit të Laert Haxhiut në Lushnjë dhe ndër emrat që ai ka përmendur para hetuesve për vrasjet që janë zbardhur është edhe emri i Haxhiut.

Tafani ka zgjedhur të bëhet bashkëpunëtor i drejtësisë, ndërsa aktualisht pas deklarimeve të tij Policia dhe FNSH kanë ndërmarrë një aksion të gjerë në disa qytete për të shoqëruar personat, të cilët kanë marrë pjesë në ngjarje kriminale. Falë dëshmive të tij, autoritetet kanë zbardhur gjashtë vrasje në  Elbasan, Korçë, Lushnjë dhe në Tepelenë. Janë lëshuar në total 17 urdhër-arreste për dhjetëra ngjarje kriminale./Dosja.al

zbardhja e vrasjeve 2023 artan tafani

Sondazh

Poll