Politike

Largimi i Hajdarit/ Korab Lita kapet me Ruçin: Mos fut hundët, nuk e vlerëson ti kush hyn dhe del nga grupi jonë parlamentar

24 Tetor 2019, 07:09 Nga DOSJA
Largimi i Hajdarit/ Korab Lita kapet me Ruçin: Mos fut hundët, nuk e

Tiranë- Koran Lita, kreu i grupit Parlamentar të opozitës parlamentar ka deklaruar se Gramoz Ruçi nuk është personi i cili vlerëson se  kush hyn dhe kush del nga grupi i tyre parlamentar. Ai tha se është refuzuar kërkesa e Andi Përmetit për t’u bërë pjesë e këtij grupi parlamentar.

“Jemi vënë në dijeni se disa deputetë kanë shprehur dëshirën që ti bashkohen grupit tonë parlamentar. Shpreh mirënjohjen dhe vlerësimet kolegëve që duan të na bashkohen. Ka pasur dhe raste pranimi, por kemi rrëzuar kërkesën e Andi Përmetit pr të qenë pjesë e grupit tonë parlamentar. Asnjë deputet nuk mund ti bashkohet grupit pa vendimin tonë. Gramoz Ruçi të mos fut hundët në çështjet tona të brendshme. Ruçi nuk vlerëson kush hyn dhe kush del nga grupi jonë parlamentar. Asnjë deputet nuk mund ti bashkohet grupit, se do Gramoz Ruçi të mbajë Rudina Hajdarin në krye të grupit.  Ne jemi në Kuvend për të mbështetur Reformën në Drejtësi dhe Reformën Zgjedhore. Si dhe axhendën e SHBA-së. Grupi parlamentar i shpreh mbështetjen Rudina Hajdarit si kryetare e Reformës Zgjedhore. Nisur nga zhvillimet është aty si përfaqësuese grupit tonë parlamentar dhe jo s’i përfaqësues AD Hoc e Gramoz Ruçit.”- u shpreh Lita.

Tashmë duket qartë që opozita e re në Kuvend është përçarë. Disa ditë më parë u dha lajmi se gati 6 muaj pas krijimit, Grupi Parlamentar Demokrat ndryshon kryetar. Largohet Rudina Hajdari dhe vjen Korab Lita. Menjëherë Lita tha se ishte i besuar nga detyra e re, të cilën do e kryejë me privilegj dhe përgjegjësi. Ndërsa Rudina Hajdari kundërshton këtë vendim të kolegëve të saj dhe shton se ajo është ende kryetare.

J.V/Dosja.al

Tirana është boshatisur për ditët e pushimit. Cilën nga ritet e shenjta po ndiqni:

View Results

politike politike gramoz ruci korab lita përçahet opozita parlamentare rudina hajdari gramoz ruci korab lita përçahet opozita parlamentare rudina hajdari

Sondazh

Poll