Sport

VIDEO / Milani i rikthehet sukeseve, fiton me përmbysje ndaj Cagliarit!

Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore nga 6 ndeshje në këtë sezon dhe deri më tani të vetmen humbje kanë atë të derbit me Interin.

27 Shtator 2023, 20:44 Nga DOSJA
VIDEO / Milani i rikthehet sukeseve, fiton me përmbysje ndaj Cagliarit!

ITALI - Sukses i rëndësishëm për Milanin. Kuqezinjtë arritën të përmbyin nga 1-0 në 1-3 në fushën e Cagliarit ndeshjen me vendasit. Pas një fillimi të shkëlqyer për kuqezinjtë, Sardenjët e thyen ngërçin në minutën e 29-të me Luvumbo. 

Skuadra e Piolit e kompenson menjëherë, me gëzimin e parë nga Okafor në minutën e 40-të duke rikthyer barazpeshën në fushë.


Ndërkohë përpara mbylljes së 45 minutave të para, në shtesën e kësaj pjese është Fikajo Tomori që shënon golin e dytë për kuqezinjtë duke shkuar në dhomat e zhveshjes i qetë.


Në pjesën e dytë skuadra e Piolit arriti të shënojë edhe golin e tretë për të mbyllur çështjen e rezultatit dhe të fitores me një gol nga distanca për Loftus-Cheek, goli i tij i parë nën ngjyrat kuqezi.


Me këtë fitore, Milani ngjitet në kuotën e 15 pikëve, me 5 fitore nga 6 ndeshje në këtë sezon dhe deri më tani të vetmen humbje kanë atë të derbit me Interin.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll