Sport

KURIOZE / Harry Kane i hiqet trigolëshi në Bundesligë, por ai e ka një të tillë perfekt kundër Shqipërisë!

Të gjitha mediat raportuan menjëherë se Kane u bë kështu anglezi i katërt në historinë e Bundesligës që shënon një trigolësh. Megjithatë, doli se nuk ishte një trigolësh.

27 Shtator 2023, 14:26 Nga DOSJA
KURIOZE / Harry Kane i hiqet trigolëshi në Bundesligë, por ai e

GJERMANI - Bayern Munich mundi Bochumin me rezultat 7:0 të shtunën dhe Harry Kane shënoi tre gola, në minutat e 12-të, 54-të dhe 88-të.

Të gjitha mediat raportuan menjëherë se Kane u bë kështu anglezi i katërt në historinë e Bundesligës që shënon një trigolësh. Megjithatë, doli se nuk ishte një trigolësh.

Pse tre golat në një ndeshje nuk janë një trigolëshhat-trick në Bundesligë?

Sepse në Gjermani vetëm golat e njëpasnjëshëm në një pjesë llogariten si trigolësha. Kane e theu këtë rregull në dy pika, nuk i shënoi radhazi dhe i shënoi në dy pjesë. E njëjta gjë ka ndodhur edhe me Erling Haaland, teksa kishte veshur fanellën e Borussia Dortmundit në vitin 2020.

Sipas rregullave të Bundesligës, sulmuesi i Hamburgut, Pierre-Michel Lassog ka shënuar trigolësh, teksa shënoi në minutat e 59-të, 62-të dhe 67-të të ndeshjes kundër Nuremberg. Të gjithë në të njëjtën pjesë loje dhe njëri pas tjetrit.

Rregullat e trigolëshave janë kaq të ndryshme në mbarë botën. Trigolësh perfekt janë ata gola të shënuar nga një futbollist me të dyja këmbët dhe kokën.

Është interesant fakti që Harry Kane është “pronar” i një trigolëshi “perfekt”. Në ndeshjen kundër Shqipërisë në vjeshtën e vitit 2021, ai shënoi tre gola radhazi në një pjesë, me këmbën e majtë, të djathtën dhe me kokë. Ideale ne te gjitha variantet.

B.T (Dosja.al)

Sondazh

Poll