Aktualitet

U ekzekutua në një zonë pa ndriçim, Fatjon Dervishi ishte kthyer në Shqipëri për të hapur një restorant

Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në banesën e tij në Katund Sukth pasi jetonte jashtë shteti së bashku me familjen e tij dhe ishte babai i dy fëmijëve.

27 Shtator 2023, 15:23 Nga r.ll
U ekzekutua në një zonë pa ndriçim, Fatjon Dervishi ishte
pamje nga vendngjarja

DURRËS- Në orët e mesnatës, 38-vjeçari, Fatjon Dervishi mbeti i vdekur pasi u ekzekutua me armë zjarri nga persona ende të paidentifikuar në fshatin Katund të Sukthit. 

Dyshohet se kanë marrë pjesë në vrasje dy persona, të cilët pas ekzekutimit të 38-vjeçarit janë larguar nga një rrugë dytësore, pasi është një zonë që nuk mbulohet mirë nga ndriçimi. Autorët kanë qëlluar mbi mjetin e Dervishit të 15 plumba. Në momentin e krimit, viktima ka qenë së bashku me një mikun e tij në makinë, i cili ka shpëtuar i palënduar. Ai ka dëshmuar se ndaj tyre është qëlluar sapo kanë dalë nga një lokal.

Viktima kishte pak kohë që ishte kthyer në banesën e tij në Katund Sukth pasi jetonte jashtë shteti së bashku me familjen e tij. Ai ishte babai i dy fëmijëve dhe raportohet se viktima kishte ardhur në zonën ku jetonte i ati për të ndërtuar një restorant në pjesën e përparme të shtëpisë.  Dervishi nuk ka precedentë penalë në vendin tonë. Kjo ka vështirësuar edhe punën e grupit hetimor për ngritjen e një piste pse ndodhi ky krim.

Sakaq policia e Durrësit ka shoqëruar 7 persona lidhur me vrasjen, mes tyre edhe mikun e viktimës i cili ishte pasagjer në makinë. Gjithashtu 2 grupe të FNSH kanë ngritur pika kontrolli përreth zonës ku ndodhi vrasjadhe janë sekuestruar të gjitha kamerat e sigurisë me me pamje nga aksi rrugor “Maminas – Shijak - Sukth – Sallmone”. Sipas informacioneve zyrtare në bashkëpunim me Interpol Tiranën po identifikohen lidhjet shoqërore të viktimës apo shtetas me të cilët mund të ketë pasur konflikte.

fatjon dervishi vritet fatjon dervishi

Sondazh

Poll